Flash

Gerard Pique i kërkon paqe Shakirës

Lapsi.al 28 July 2022
Gerard Pique i kërkon paqe Shakirës

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, duket se gjërat mes Shakirës dhe Gerard Piqué po marrin një rrjedhë përfundimtare, pasi këngëtarja kolumbiane është gati që të transferohet në Miami me fëmijët e saj.

Pique si duket ka rënë në një mendje me Shakirën lidhur me këtë situatë. Përveç kësaj, duket se lojtari i Barcelonës do ta mbyllte këtë kapitull të jetës së tij në mënyrën më të mirë, pa urrejtje dhe gjithçka për hir të fëmijëve të tyre Milan dhe Sasha.

Dhe këtë e tregon Gerard Pique me një mesazh që i ka dërguar Shakirës, në të cilin i uron asaj më të mirën, i vetëdijshëm se gjithçka që ndodh mes tyre, në të mirë e në të keq, do të reflektohet tek fëmijët e tyre. Kjo është arsyeja pse Pique dëshiron ta mbajë marrëdhënien në paqe.

Një person i afërt me Barcelonën publikoi mesazhin, në të cilin ai e bën të qartë se lidhja e tyre 12-vjeçare praktikisht ka përfunduar dhe pa marrëveshje, dhe se tani gjëja më e rëndësishme për të dy duhet të jenë fëmijët e tyre.

“Të uroj më të mirën. E rëndësishme është lumturia dhe mirëqenia e fëmijëve tanë”, thuhet në mesazhin që lojtari i dërgoi Shakirës, para takimit javën e ardhshme, sipas raportimeve të mediave të ndryshme.

Ndonëse polemika mes të dyve dukej se po rritej dita-ditës, duket se gjërat mes të dyve po qetësohen. Tashmë mund të kemi një marrëveshje që Shakira të mbajë kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe t’i marrë ata për të jetuar në Miami.

Të këshilluara

Sara Hoxha pjesë e Top Channel?

Sara Hoxha, Sara e Ledrit dhe jo e Ledionit ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën e saj si dhe planet e afërta në karrierë. Si duket plani m...

10:04

Çfarë vendosi gjykata për Feron

1 muaj paraburgim për Feron. Kështu vendosi Gjykata e Gjilanit pas videos së publikuar në rrjet ku ai dhunonte një person. Në video, Fero shihej duke qëlluar...

15:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI