Flash

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, kamioni përplaset me mjetin tip "Benz"

Lapsi.al 28 July 2022
Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, kamioni përplaset

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 13:00, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, ku është përplasur një mjet tip “Benz” me një kamion.

“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin J. M., me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin N. N.”, njofton policia.

Për pasojë është lënduar J. M., i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e kamionit po kryen veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI