Flash

100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të/ Rama: Enver Hoxha punoi më së shumti për këtë ditë

Lapsi.al 28 July 2022
100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të/ Rama: Enver

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë me SHBA-në, është organizuar një aktivitet për të vlerësuar marrëdhëniet e bashkëpunimit. Gjatë fjalës së tij në event, kryeministri Edi Rama u shpreh se pa ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Rama u shpreh se fakti që Shqipëria është baza politike e SHBA është fiks gjëja që Enver Hoxha iu shmang 50 vite. Kryeministri tha se ishte pikërisht komunizmi periudha përcaktuese që i shtyu shqiptarët ta duan SHBA-në dhe jo të largohen.

"Historia e ndarjes me dhunë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe shkëputjes totale të çdo lidhjeje me SHBA. Madje e vendosjes së SHBA në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste. Në një farë mënyrë Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se në të tërë për këtë ditë që jemi këtu. Ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i laruar shqiptarët nga SHBA u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI