Flash

Paralajmëron Von der Leyen: Europa duhet të përgatitet për ndërprerje të gazit rus

Lapsi.al 27 July 2022
Paralajmëron Von der Leyen: Europa duhet të përgatitet për

Europa duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë të gazit natyror rus herët a vonë, paralajmëroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një intervistë me Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA).

“Aktualisht, Rusia po furnizon vetëm pjesërisht gaz natyror, ose aspak, 12 shtete anëtare të BE-së. Prandaj, Evropa duhet të përgatitet për skenarin më të keq: një ndërprerje të plotë të furnizimeve me gaz natyror, herët a vonë”, tha Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit u bëri thirrje vendeve që janë më pak të varura nga furnizimet me gaz natyror rus që të bashkojnë gjithashtu përpjekjet për të kursyer energjinë.

“Edhe shtetet anëtare, të cilat nuk marrin pothuajse fare gaz natyror nga Rusia, nuk mund të shmangin pasojat e një ndërprerjeje të mundshme të furnizimit në tregun tonë të brendshëm. Ekonomitë në Bashkimin Evropian janë të ndërlidhura ngushtë dhe kriza e gazit natyror do të prekë të gjitha vendet anëtare në një formë ose në një tjetër”, tha von der Leyen

“Prandaj, është e rëndësishme që të gjitha shtetet anëtare të reduktojnë konsumin e tyre në mënyrë që të gjithë të kursejnë më shumë gaz dhe ta ndajnë atë me ata anëtarë që kanë vuajtur më shumë”, theksoi Presidentja e Komisionit Evropian, duke shtuar se solidariteti energjetik është një parim bazë i traktateve evropiane.

Propozimet e Komisionit Evropian do të diskutohen në një takim të posaçëm të ministrave të energjisë të BE-së të martën në Bruksel.

Von der Leyen shprehu besimin se propozimet e Komisionit do të marrin miratim të gjerë.

“Jam e sigurt se ministrat e energjisë janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre. Ka të bëjë me krijimin e një sistemi sigurie për të gjithë, në mënyrë që shtetet anëtare të mund të mbijetojnë të sigurtë dy dimrat e ardhshëm”, vuri në dukje ajo.

Komisioni Evropian ka propozuar uljen e konsumit të gazit natyror me 15% nga fundi i shtatorit deri më 31 mars 2023, por po përballet me refuzimin e disa vendeve, si Spanja, Portugalia dhe Greqia.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI