Flash

Ngacmoi seksualisht dhe rrahu 22-vjeçaren, policia greke në kërkim të shqiptarit

Lapsi.al 27 July 2022
Ngacmoi seksualisht dhe rrahu 22-vjeçaren, policia greke në

Një shqiptar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe rrahur një 22-vjeçare në një klub nate në, Halkidiki, Greqi.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se e reja ka denoncuar në komisariatin e Sithonias sulmin e paprovokuar që ka pësuar nga i riu teksa po argëtohej dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për arrestimin e autorit të dyshuar, i cili u identifikua menjëherë.

Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, por që ka qenë e pamundur të lokalizohet.

Ndaj të riut shqiptar është ngritur një dosje për fyerje të dinjitetit seksual dhe plagosje trupore, e cila i është dorëzuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Polygyros.

Hetimet për gjetjen e tij vazhdojnë, ndërkohë që sinjalizohet edhe në stacionet kufitare të vendit, për mundësinë që ai të tentojë të arratiset jashtë vendit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, POR kalime të pakta vranësirash do të ketë në zona...

07:12

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI