Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka dalë në një konferencë për mediat, pas mbledhjes me krerët e grupeve parlamentare, lidhur me letrën e Autoritetit të Dosjeve se një politikan i nivelit të lartë me inicialet I.M përmendet në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Nikolla tha se rasti është tronditës dhe se Kuvendi duhet të reagojë. Më tej ajo theksoi se ka thirrur kryetarët e grupeve dhe i ka informuar mbi letrën ndërsa shtoi se s’mund të flas më shumë në këtë fazë të kësaj çështjeje.
“Autoriteti i Dosjeve flet për një politikan te larte me inicialet I.M që ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër, ku më vë në jeni përfshirë të këtij politikani dhe kërkon ndërhyrje për veprime. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Ndaj kam thirrur kryetarët e grupeve, kryetaret e komisionit të ligjeve, që i kam informuar mbi letrën e autoritetin. Identitetin me politikanin me inicialet I.M. Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për hetimin e pavarur dhe kurajon e adresimit të këtij rasti. Në respekt të ligjit s’mund të flas më shumë në këtë fazë”, tha Nikolla