Flash

I riu shqiptar kërcënon me thikë nënën dhe motrën në Itali

Lapsi.al 27 July 2022
I riu shqiptar kërcënon me thikë nënën dhe motrën

Një 26-vjeçar shqiptar ka kërcënuar me thikë nënë dhe motrën e tij, duke i detyruar dy gratë të strehoheshin në dhomën e gjumit. Ngjarja ka ndodhur në Asti, Itali.

Karabinierët përdorën armën paralizuese pasi 26-vjeçari në gjendje të rëndë mori një thikë tjetër dhe kërcënoi personelin mjekësor kur ata mbërritën në shtëpi. Dy gratë ishin fshehur në një dhomë, ndërsa i riu kërcënoi edhe personelin mjekësor në momentin që hynë në banesë.

Karabinierët, pasi u përpoqën vazhdimisht dhe më kot ta qetësonin verbalisht dhe ta bllokonin, ndërsa shqiptari hodhi menjëherë thikën dhe tentoi të arratisej. Pasi u ndalua nga karabinierët dhe u qetësua u dërgua në spital. 26-vjeçari akuzohet për rezistencë ndaj autoriteteve policore dhe kërcënim./Ansa.it

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI