Flash

Dalin përgjimet e gjyqtares së Elbasanit: Duhen edhe 2 të tjera

Lapsi.al 27 July 2022
Dalin përgjimet e gjyqtares së Elbasanit: Duhen edhe 2 të tjera

Zbardhen të tjera përgjime nga dosja hetimore që forcuan akoma më shumë dyshimet dhe provuan korrupsionin e gjyqtares Zamira Vyshku, e cila ndodhet në masën e ‘arrest shtëpie’.

Në dosjen e publikuar nga BalkanWeb flitet për disa situata, ku mes tyre është dhe momenti kur gjyqtarja nuk pranon shumën e parave të dhëna nga avokati Ilir Pashaj, të cilin e kishte siguruar nga të afërm të të arrestuarit Xhuljano Musaji.

Në këtë pjesë të dosjes thuhet se gjyqtarja ka kërkuar dhe dy milionë lekë të tjera për të ndryshuar masën e dënimit për të arrestuarin.

Biseda e Taulant Ramollarit dhe avokatit Ilir Pashaj

Avokati: Jo pra jo duro

Ramollari: Avokat

Avokati: Hë kur të afrohesh ti më bej një zile mua dy tre minuta para

Ramollari: Do të bëj zile unë

Avokati: Të dal përjashta unë

Ramollari: Mirë të keqen mirë se nuk vij brenda unë, po të marr në telefon

Avokati: Jo mrena po të them ore jo

Ramollari: Jo pra jo mirë se ktu tek….e do vij hajde

Avokati: Mirë hajde

Ramollari: Hajde

Avokati në dosjen hetimore thuhet se i ka dhënë porosi Ramollarit që mos të futen në lokal. Në dosje po ashtu thuhet se; “këta dy shtetas kanë biseduar paraprakisht për faktin se në këto momente që është dorëzimi i shumës së parave, avokati Ilir Pashaj do të jetë në prezencë të gjyqtares Zamira Vushka.

Prezenca e gjyqtares Zamira Vyshka në një distancë të afërt, garanton edhe Taulantin që shuma monetare do të dorëzohet te gjyqtarja me qëllim për të favorizuar të pandehurit Xhlio Musaj. Shtetasi Ramollari nuk mund të takohet drejtpërdrejtë me gjyqtaren, për shkak se kjo do të sillte ekspozim mjaft të madh për të”, thuhet në dosje.

Pak orë më vonë, Ramollari flet sërish në telefon me avokatin Pashaj.

Ramollari: Edhe një minutë jam aty

Avokati: Hë e gjen dot se thashë mos je ngatërruar

Ramollari: E gjej, jo jo e gjej. Për një minutë jam aty

Avokati: Mirë hajde

Pas vëzhgimeve ambientale, pasi Ilir Pashaj del nga një ambient i brendshëm i një lokali takon Ramollarin dhe pasi qëndrojnë për disa minuta në këmbë, dëgjohet se flisnin me zë të lartë. Dyshohet se po debatonin. Më pas shtetasi Taulant Ramollari largohet me një zarf në dorë dhe hipën një makinë. Më pas avokati Pashaj takohet edhe me gjyqtaren.

Ndërkohë një tjetër moment në dosje është dhe biseda telefonike mes shtetasit Taulant Ramollari dhe Adrena Tiranës.

Tirana: He Tan?

Ramollari: Alo?

Tirana: Hë?

Ramollari: Ca po bën?

Tirana: Hiç po rri. Ca thua e takove atë?

Ramollari: E takova po s’bëra gjë jo. S’ja dhashë ato

Tirana: Pse?

Ramollari: Donte, donte dhe dy të tjera

Tirana: Line fare

Ramollari: Ashtu i thash

Tirana: Line fare o…

Ramollari: Ashtu i thashë o burrë

Tirana: Po pre për dy muaj. Dy muaj do fitojë. Asgjë tjetër

Ramollari: Ee domethënë do i jepja unë e do dilte në nëntor vitin tjetër. Thashë unë; o zotni po ca flet o burrë. Nëntorin vitin tjetër

Tirana: Jo ore po linë, ai aq del vetë

Ramollari: Ee. Më mirë t’i haj bukë ato lekët dhe vari lesht

Ramollari: E mirë

Tirana: Takohemi nesër thashë unë flasim një cik për atë shpunë thashë unë dhe kshu. Ti them sa të bën haku ty byrazer? Kaq! Na hakun tat ti mo i jep asnjë gjë atyre të tjerëve ose flasim nesër e bëjmë muhabet nesër te kafja po hajde.

Ramollari: Mirë hajde ik

Një tjetër përgjim mes Tamollarit dhe Tiranës zhvillohet një bisedë telefonike.

Tirana: Unë po i llogaris ato si kanë ul asnjë ditë, njësoj sa, atje aq

Ramollari: Ore nga 3.6 iu ul një vit. 2.4 e len.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI