Flash

Zbulimi i spiunit "I.M" si liçencë për grabitje

Lapsi.al 27 July 2022
Zbulimi i spiunit "I.M" si liçencë për grabitje

Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimiste për të gjithë kundërshtarët e regjimit.

Sali Berishës iu konfirmua një “non grata” e dytë që përforcon edhe më idenë se ekziston një front përtej SHBA, që kërkon izolimin e tij. Kjo e renditi aleatin më të sigurtë të amerikanëve në Evropë, Britaninë e Madhe, në të njëjtën linjë me vendimin e Uashingtonit, një vit më parë.

Sapo doli nga presidenca, Ilir Meta, nuk u shpall i padëshëruar nga perendimorët por, i preferuari i sigurimit të shtetit. Ne mediat pro qeveritare u pompua lajmi i zubulimit të dosjes agjenturore të ish kreut të shtetit, që çuditërisht përkoi me ditën e tij të rikthimit në politikën aktive. Pra, sipas komenteve, i gjithë aktiviteti i 30 vjeçar i tij edhe si kryeministër edhe si kryetar kuvendi edhe si president ka qenë i shënjuar nga kjo njollë, që doli në sipërfaqe tani.

Sikur mos mjaftonin akuzat klishe për “Like floririn”, “njeriun më bllok” dhe “shkelësin recidivist të kushtetutës”, Meta duhej shpallur edhe spiun.

Po ti shtosh këtyre edhe titujt se opozita u shfaq e përçarë në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt, apo se pikërisht ngaqë ishte e tillë, ajo nuk qe prezent në festën e hapjes së negociatave, të krijohet ideja se Rama po sundon i pashqetësuar, me kundërshtarë të damkosur moralisht, të telendisur politikisht dhe të pa rrezikshëm për ti cënuar pushtetin.

Një pjesë e opozitës profesioniste ka tendencën të japë justifikime të copëzuara, shpesh të frymëzuara nga teori konspirative dhe shpesh të argumentuara me kulisa meskine, për të gjithë këto akuza.

Në fakt, çështja është më e komplikuar dhe duhet parë si një tërësi. Pak rëndësi ka nëse pas non gratës së parë për Salin Berishën qëndoron lobimi i Xhorxh Sorosit, apo dikush tjetër. Nuk ka pikë vlere nëse goditja nga Londra erdhi si pasojë e pagesëve të rrejtit okult të Toni Bler, apo kjo është thjeshtë një fantazi. Nuk ndryshon asgjë nëse të ‘kaluarën e fshehtë të Ilir Metës” e zbuloi pendesa e një ish hierarku të sigurimit, apo ajo përbën një nga truqet e radhës që prodhojnë me shumicë institucionet e vendeve autokratike.

E vërteta e thjeshtë është se kemi arritur në një pikë ku pushteti e ka ndërtuar në perfeksion makinerinë e denigrimit dhe asgjesimit të opozitës. Pjesë e saj mund të jenë ambasadorë që luajnë për interesa gjeopolitike të çastit, apo lobistë që paguhen me paratë e popullit më të varfër të kontinentit, “institucione të pavarura”, apo thjeshtë gazetarë që figurojnë në borderotë e koncesioneve, por një gjë është e qartë: ata mund të identifikohen fare lehtë.

Kushdo që merret me non gratën dhe nuk sheh vjedhjet e kryeministrit aktual, kushdo që zbulon agjentin Meta, por nuk ndjen dot atmoserën e pushtetit që mbahet në këmbë me banda, kush vë gishtin mbi mëkatet e opozitës, por ‘harron” inceneratorët, rrugët e florinjta, rilindasit e shndërruar në investitore strategjikë, hashashin, kokainën dhe paratë e tyre që pastrohen në kullat e Tiranës, ky pra, cilido qoftë, është një mercenar i kësaj makinerie propagande. Ndërkombëtarë apo shqiptarë, ata janë rogëtarë të saj dhe punojnë për forcimin e pushtetit personal të Edi Ramës.

Të pohosh këtë nuk do të thotë se ke amnistuar në mënyrë atutomatike opozitën. Ajo ka mëkatet e saj që fillojnë nga prijësit e vjetër, nga mungesa e një alternative të besueshme e deri tek telendisja e stërgjatur vëllavrasëse. Sikur zgjedhjet të ribëheshin sërish sot, falë bandave që ka në dispozicion për të kërcënuar dhe milionave që përdor për të blerë, Rama do të merrte në kutitë e votimit rezultatin që do të shkruante vetë me dorën e tij.

Po atëhere lind pyetja: pse gjithë ky investim i shfrenuar anti opozitar, kur as partia me emër të ri e Ilirit, as ajo me sigël të kontestuar e Saliut, nuk përbëjnë ndonjë rrezik për rrëzimin e këtij pushteti?

Përgjigjja është e thjeshtë: Rama nuk diskuton më qëndrimin në karrige, ai ka kaluar tani në një fazë tjetër, që do të grabisë i pa shqetësuar.

Dhe ndonëse, Berisha-Meta, si binomi i ri në krye të opozitës, janë shumë larg së qeni një alternativë reale për pushtet, duke bërë një opozitë të fortë dhe pa kompromis, ndryshe nga ajo e Bashës, ata do të nxirrnin në rrugë këdo që është i pakënaqur nga rritja galopante e kostos së jetesës, nga fluturimi i çmimit të karburantit, vajit apo bukës.

Pra çdo aferë e re, do të përbënte një shkak, që ata të cilët ndiheshin të vjedhur, të dilnin në bulevard dhe të kërkonin me dhunë atë që po ua rrëmbenin me ligj.

Pikërisht, frika se Meta dhe Berisha, për interesat e tyre, mund të bëhen katalizatorët e zemërimit të njerëzve, që deri më tani janë grabitur në heshtje, është ankthi që mundon sot Edi Ramën. Për këtë ai ka vënë në lëvizje, me gjithë fuqinë e vet, makinerinë shqiptaro- ndërkombëtare, që punon për të penguar fuzionimin e qytetarëve të pakënaqur me liderët aktualë të opozitës.

Sa herë dëgjohet një ndërkombëtar i shqetësuar për korrupsionin e Berishës para një dekade duke harruar këtë të sotmin, apo një shqiptar që rrëfen se çka bërë Ilir Meta në shekullin e shkuar, ata duhen trajtuar si lakej të pushtetit. Rezultati i angazhimit të tyre është i lexueshëm, jo vetëm ta mbajnë pagatorin e tyre në fron, por dhe ti krijojnë mundësinë të rrëmbejë gjithçka, pa dhënë askund llogari.

Prandaj, duhet të jemi të qartë se sa herë ata flasin, këtë nuk e bëjnë pasi ëndërrojnë një PD apo PL më të vyrtytshme, por ngaqë duan ti pengojnë qytetarët të përdorin si mburojë ndaj regjimit, opozitën që u ka rënë për pjesë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Mediat nën “Diktaturën e Albinit” 

Në Prishtinë ka shpërthyer debati i radhës për atë që kundërshtarët e Albin Kurtit e konsiderojnë si zgjerim të tentakulave të shtetit të tij Çavist. Këtë herë ...

14:41

Edhe opozita “për riedukim”

Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me gazetarët, Ambrozia Meta dhe Klevi Muka, si dhe vendimi i kryeministrit për ti shpënë ata për riedukim, nd...

18:06

7 korriku, si përmbyllje e tre betejave

Beteja e PD për të sfiduar apo mundur Ramën është ende shumë e gjatë, por fitorja e 7 korrikut duhet kuptuar si shpëtimi i demokracisë, përmes ringjalljes së nj...

13:59

Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiç

Nën akuzë të ashpër nga kritikët e tij që e akuzonin se kishte dorëzuar pjesë nga sovraniteti i vendit, duke nënshkruar marveshjen për energjinë me Serbinë, Alb...

16:34

Pse amnistia ndihmon trafikantët

Imagjinoni se keni fituar 2 milionë euro duke u marrë me trafik droge. Paratë i keni me thasë të fshehura në bodrum; janë që të gjitha kartëmonedha të prerjeve ...

11:26

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI