Flash

Zëvendësimi i Ahmetajt me Ballukun, të enjten mblidhet Kuvendi

Lapsi.al 26 July 2022
Zëvendësimi i Ahmetajt me Ballukun, të enjten mblidhet Kuvendi

Teksa dje pati ndryshime në qeveri, ku u shkarkua nga posti i zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte për të miratuar vendimet.

Mësohet se seanca është caktuar rreth orës 17:00 të pasdites. Ndryshimet prekën edhe çështjen e integrimit, ku vetëm pak ditë pasi u çelën negociatat, kryeministri Edi Rama shkarkoi Zef Mazin, ndërkohë që kryenegociatore do të jetë Majlinda Dhuka, e cila ka marrë dhe postin e ministres për Shtetin.

Ndonëse Kuvendi e kishte mbyllur sesionin parlamentar për të sezon, ai do të mblidhet në një seancë të posaçme për miratimin e këtyre ndryshimeve. Po ashtu pritet që të miratohen dekretet edhe nga presidenti i ri, Bajram Begaj, i cili do të hedhë dhe firmën e tij të parë.

Të këshilluara

Kryeministri i Spanjës viziton Tiranën

Pedro Sanchez do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor më 29, 30 dhe 31 korrik dhe 1 gusht. Konkretisht, Sanchez do të vizitojë Beogradin (Republikën e Serb...

16:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI