Flash

Përse u arrestua Fero

Lapsi.al 26 July 2022
Përse u arrestua Fero

Fero u arrestua nga policia. Një video u shfaq kudo, ku shihej qartazi se si reperi dhunonte një person brenda makinës.

Avokati i Feros, Egzon Halimi, në një bisedë telefonike për Telegrafin ka treguar detaje nga ngjarja që ndodhi.

Halimi thekson se Fero është provokuar nga personi që ka qenë në makinë.

“Fero ka qenë duke pirë kafe në lagjen e tij, ka parë disa të rinj poshtë te kafenetë dhe kishte vendosur t’i qeraste, kur në një moment ka kaluar një veturë, e cila e ka provokuar atë, gjë që ka çuar deri në sulmin e tij”, theksoi avokati i reperit.

Avokati shtoi se personi në makinë kishte vendosur një këngë të Unikkatilit, ku në të shahej dhe ofendohet rëndë reperi Fero.

“Personi brenda veturës ka qenë duke lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën reperi Fero shahet dhe ofendohet rëndë dhe mu përmes së saj, ai e ka provokuar Feron, ku ky i fundit nuk e ka duruar presionin dhe ka nisur konfliktin në afekt. Personat që i ka sulmuar as ky nuk i njeh, pasi rasti ka ndodhur pa paramendim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë hasmëri”, nënvizoi avokati Halimi.

Të këshilluara

Përse Rihanna është tërhequr nga muzika

Ka kaluar kohë që kur Rihanna ka publikuar një projekt muzikor. Fansat e saj duan të dëgjojnë materiale të reja muzikore. Megjithatë, këngëtarja është në kërkim...

10:35

Ndahet grupi i njohur latin "CNCO"

Grupi i njohur latin,CNCO njoftoi të enjten mbrëma në Premios Juventud 2022 se ata po shkojnë në rrugë të ndara. Lajmi vjen pak më shumë se një vit pasi Joel...

14:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI