Flash

Operacion i RENEA për kapjen e Talo Çelës në Tiranë

Lapsi.al 26 July 2022
Operacion i RENEA për kapjen e Talo Çelës në Tiranë

Policia e shtetit është duke organizuar një tjetër operacion për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela. Lapsi.al mëson se në operacion janë përfshirë forcat RENEA dhe ato të FNSH-së.

Burimet thanë se janë duke u kontrolluar disa banesa dhe ambiente në periferi të Tiranës. Kanë qenë disa informacione të marra se i kërkuari për një sërë vrasjesh ka strofullën në dalje të kryeqytetit.

Policia ka dalë disa herë blof në tentativat për të vënë në pranga Talo Çelën. Rasti më i fundit ishte mbrëmjen e së hënës kur forcat RENEA zbarkuan në Peqin, por u ktheyn duarbosh.

Mediat raportuan edhe për një përplasje mes krerëve të RENEA-s dhe zyrtarëve të policisë lokale ppasi këta të fundit u akuzuan për dekonspirim të operacionit. RENEA kërkoi në banesën e një personi me influencë në zonë ku dyshohej se fshihej Talo Çela, por nuk gjeti asnjë gjurmë të tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI