Flash

Mamaja e Britney Spears reagon pas akuzave ndaj saj

Lapsi.al 26 July 2022
Mamaja e Britney Spears reagon pas akuzave ndaj saj

Mamaja e Britney Spears ka reaguar së fundmi ndaj akuzave të këngëtares se ajo së bashku me miken e saj nuk iu gjendën pranë gjatë shtrimit në institucionin e shëndetit mendor në vitin 2019 .

"Britney, unë i kam "të gjitha bisedat" gjithashtu!"shkroi Lynne poshtë fotos që shoqja e Britney, Jansen Fitzgerald, postoi në Instagram Story të hënën për të treguar se ajo i kishte dërguar mesazhe.

“Më trishton fakti që ti mendon  se të kanë tradhtuar njerëzit që të duan më shumë! Më lejo të të takoj ! Unë të dua!" shtoi mamaja e saj.

Në mesazhet që Britney i dërgoi Fitzgerald , ajo kërkoi ndihmë për të gjetur një avokat të ri (avokati i saj në atë kohë, Samuel D. Ingham III, ishte caktuar nga gjykata) dhe gjithashtu shprehu shqetësim për drogën litium, për të cilën ajo pretendonte se ishte dhënë kundër vullnetit të saj gjatë kujdestarisë.

Sipas mesazheve të mikeshës , ajo i tha Spears se "duhej të hulumtonte" për mjekimin sepse nuk kishte shumë informacione për të.

Në përgjigje të kërkesës së saj për numrin e telefonit të një burri të quajtur John Bell, Fitzgerald i shkroi se ajo "nuk kishte mundur të merrte numrin e tij këtë javë", sepse personi i vetëm që ajo njihte që mund ta kishte atë , një grua e quajtur znj. Donna  ndodhej jashtë qytetit.

Fitzgerald e shoqëroi pamjen e ekranit me tekstin ku shkruhej: “U përgjigja!! Gjithmonë kam menduar sikur disa nga mesazhet e mia janë fshirë.”

Ajo u tha ndjekësve të saj se zemra e saj ishte "pak e thyer" nga pretendimet se ajo nuk u përpoq të ndihmonte mikeshën e saj të vjetër.

"Ky mesazh së bashku me mijëra mesazhe iu dërguan hetuesit të gjykatës në vitin 2019 për të ndihmuar shoqen time Britney Spears," shtoi Jansen.

“Nuk e di nëse disa nga mesazhet e miajanë fshirë nga burime të jashtme apo çfarë ka ndodhur, por e di që gjykatat i kishin të gjitha pasi isha shumëe shqetësuar për të dhe ndjeja se mesazhet e mia mund ta ndihmonin çështjen e saj.”

Fitzgerald vazhdoi të pretendonte se ajo dhe Lynne "madje shkuan në New Orleans dhe u takuan me një avokat për ta ndihmuar, sepse e dinin që nuk do i lejonin të qëndronin pranë saj!"/Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i "Goodfellas"

Aktori  i "Goodfellas" Paul Sorvino ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga bashkëshortja e tij e cila zbuloi se Sorvino vdiq ...

13:29

Rikthehet Instagram i vjetër

Përditësimi më i fundit nga Instagram i sjell të gjitha videot nën 15 minuta si Reels. Gjithashtu, videot e publikuara si Reels nga të gjithë personat që kanë n...

11:49

Përse u arrestua Fero

Fero u arrestua nga policia. Një video u shfaq kudo, ku shihej qartazi se si reperi dhunonte një person brenda makinës. Avokati i Feros, Egzon Halimi, në një b...

10:36

Përse Rihanna është tërhequr nga muzika

Ka kaluar kohë që kur Rihanna ka publikuar një projekt muzikor. Fansat e saj duan të dëgjojnë materiale të reja muzikore. Megjithatë, këngëtarja është në kërkim...

10:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI