Flash

Kurti dhe Osmani në SHBA, takohen sonte me Sekretarin amerikan të Shtetit

Lapsi.al 26 July 2022
Kurti dhe Osmani në SHBA, takohen sonte me Sekretarin amerikan të

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti  sot do të priten nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Takimi me të do të ndodhë në ditën e dytë të qëndrimit të dy krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët udhëtuan atje për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Për këtë takim, Osmani ka njoftuar edhe në Twitter.

“Mezi presim takimin me Sekretarin Blinken sot për të forcuar më tej partneritetin tonë të hekurt. Krahas kryeministrit Kurti, ne do të diskutojmë për mënyrat që t’i afrojmë dy popujt dhe vendet tona në këtë kohë kyçe për demokracinë, paqen dhe sigurinë në mbarë botën”.

Takimi në Departamentin e Shtetit ndërmjet Osmanit, Kurtit dhe Blinken do mbahet në ora 16:30, sipas orës lokale të Washington D.C. ose 22:30 sipas orës sonë lokale./Express/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI