Flash

Intervista famëkeqe me princeshë Dianën, BBC i kërkon falje familje mbretërore

Lapsi.al 26 July 2022
Intervista famëkeqe me princeshë Dianën, BBC i kërkon falje

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, i ka kërkuar falje publike Princit Charles dhe djemve të tij William dhe Harry për intervistën famëkeqe të Princeshës Diana të BBC-së të vitit 1995 në “Panorama”.

Princesha Diana u intervistua nga gazetari Martin Bashir në program. Një hetim i pavarur për programin, i kryer nga Lord Dyson, zbuloi se transmetuesi publik "nuk i përmbushi standardet e larta të integritetit dhe transparencës, të cilat janë shenjë dalluese e tij". Raporti Dyson zbuloi gjithashtu se Bashir përdori metoda mashtruese për të fituar akses te Princesha Diana, përfshirë edhe falsifikimin e dokumenteve.

Metodat përfshinin gjithashtu pretendime se ish-dadoja e William dhe Harry-t, Alexandra Pettifer, e njohur si Tiggy Legge-Bourke, kishte një lidhje me Charles. Pettifer paraqiti një padi për shpifje në Gjykatën e Lartë të Londrës, të cilën ajo e fitoi të enjten.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, Davie lëshoi një deklaratë.

“Pas publikimit të Raportit Dyson vitin e kaluar, ne kemi punuar me ata që vuajtën si rezultat i taktikave mashtruese të përdorura nga BBC në ndjekje të intervistës me Dianën, Princeshën e Uellsit, për programin Panorama në vitin 1995, duke përfshirë çështjet që u përmendën sot në gjykatë në lidhje me Zonjën Tiggy Legge-Bourke, tani zonja Alexandra Pettifer. BBC ka pranuar t'i paguajë dëme të konsiderueshme zonjës Pettifer dhe unë do të doja të përfitoja nga ky rast për t'i kërkuar falje publike asaj, Princit të Uellsit [Charles] dhe Dukës së Kembrixhit [William] dhe Sussex [Harry], për mënyrën se si u mashtrua Princesha Diana dhe për ndikimin e mëvonshëm në të gjithë jetën e tyre.

Është një keqardhje e madhe që BBC nuk arriti te faktet menjëherë pas programit, kur kishte shenja paralajmëruese se intervista mund të ishte marrë në mënyrë jo të duhur. Në vend të kësaj, siç tha vetë Duka i Kembrixhit, BBC nuk arriti të bënte pyetjet e vështira. Nëse do ta kishim bërë punën tonë siç duhet, Princesha Diana do ta dinte të vërtetën gjatë jetës së saj. Ne e zhgënjyem atë, familjen mbretërore dhe audiencën tonë.

Tani që e dimë se si është marrë intervista tronditëse, kam vendosur që BBC të mos e shfaqë më kurrë programin; as nuk do ta licencojmë tërësisht apo pjesërisht për transmetues të tjerë. Sigurisht që mbetet pjesë e të dhënave historike dhe mund të ketë raste në të ardhmen kur do të justifikohet që BBC të përdorë fragmente të shkurtra për qëllime gazetareske, por këto do të jenë të pakta dhe të vendosura në kontekstin e plotë të asaj që ne tani dimë për mënyrën se si është marrë intervista. Unë do t'u bëj thirrje të tjerëve që të marrin masa të ngjashme.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i "Goodfellas"

Aktori  i "Goodfellas" Paul Sorvino ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga bashkëshortja e tij e cila zbuloi se Sorvino vdiq ...

13:29

Rikthehet Instagram i vjetër

Përditësimi më i fundit nga Instagram i sjell të gjitha videot nën 15 minuta si Reels. Gjithashtu, videot e publikuara si Reels nga të gjithë personat që kanë n...

11:49

Përse u arrestua Fero

Fero u arrestua nga policia. Një video u shfaq kudo, ku shihej qartazi se si reperi dhunonte një person brenda makinës. Avokati i Feros, Egzon Halimi, në një b...

10:36

Përse Rihanna është tërhequr nga muzika

Ka kaluar kohë që kur Rihanna ka publikuar një projekt muzikor. Fansat e saj duan të dëgjojnë materiale të reja muzikore. Megjithatë, këngëtarja është në kërkim...

10:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI