Flash

FOTO/ Ermal Meta i transformuar: Nuk e di ç’po më ndodh me shëndetin

Lapsi.al 26 July 2022
FOTO/ Ermal Meta i transformuar: Nuk e di ç’po më ndodh me

Këngëtari i njohur Ermal Meta ka rrëfyer se nuk është mirë nga ana shëndetësore dhe se për këtë shkak ka anuluar një sërë koncertesh të planifikuara të mbaheshin gjatë verës. TGCOM shkruan se Meta ka dhënë shumë pak shpjegime në rrjetet sociale mbi situatën që po kalon.

“Prej disa ditësh më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një goditje ajri, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj", - ka shkruar këngëtari në një “story” në Instagram.

Kantautori me origjinë shqiptare ka publikuar dy foto të fytyrës së tij. Në të dyja imazhet shihet një sy veçanërisht i fryrë dhe fytyra e Metës mjaft e transformuar.

“Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. U kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi” – ka shkruan këngëtari shqiptar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI