Flash

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 3 të arrestuar dhe 3 të proceduar në Vlorë

Lapsi.al 26 July 2022
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 3 të arrestuar dhe 3

Tre shtetas janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Vlorë. Policia njofton se u arrestua shtetasi R. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike). Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasagjeri në mjet, shtetasi K. B., 25 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Nasim Muzhai, 43 vjeç, banues në Delvinë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 05.04.2022, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Në Sarandë u bë ndalimi i shtetasit K. F., 37 vjeç, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërsa nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S.H., 32 vjeç dhe K. H., 34 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI