Flash

6 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin

Lapsi.al 26 July 2022
6 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin

Në të gjithë vendin mbeten gjashtë vatra aktive zjarri. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se vatrat aktive janë në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës. Siç bëhet e ditur, me to po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren. Era është duke favorizuar flakët, por pa rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, problematike paraqitet situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh. Në këtë fshat, është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike.

“Në 6 vatra zjarri në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren për të izoluar flakët që për shkak të erës janë përhapur, por pa rrezik për zonat e banuara. Problematike është situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike. Në terren forcat vijojnë punën të mbajnë nën kontroll vatrat afër banesave”, shkruan Niko Peleshi ne faqen e tij ne Facebook.

Të këshilluara

Durrës, i riu gjendet i pajetë në bregdet

Trupi i pajetë i një 22-vjeçari është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit, rreth orës 14:oo të ditës së sotme. Policia njofton se shtetasi me inicialet L. C...

16:08

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI