Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar mbi çështjen “Partizani”.
Kallëzimin mbi aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Balla e ka dorëzuar më herët ndërsa kjo është hera e parë që Balla jep deklarimin mbi këtë dosje.
Ndërkohë në një postim të bërë pak më parë në rrjete sociale, Balla njofton se sot ka depozituar në SPAK edhe prova të reja për këtë rast, për të cilin thotë se ka besim që drejtësia do I shkojë deri në fund.
Balla deklaron se kush mendon se kanë hequr dorë nga akuzat e tyre gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës.
Taulant Balla ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për grabitjen e truallit në kompleksin ‘Partizani’.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.