Flash

Meta nuk ndal reagimet, poston videon nga 2 marsi: Koha është tani

Lapsi.al 25 July 2022
Meta nuk ndal reagimet, poston videon nga 2 marsi: Koha është tani

Presidenti Ilir Meta pas deklaratave të forta politike nga selia e LSI, ku u rikthye pas 5 vitesh për të rimarrë edhe teserën e partisë që vetë krijoi, ka vazhduar ditën me postime në rrjetin social Facebook.

Mesazhi është tepër i qartë me ish-Presidentin, që 24 orë pas dorëzimit të detyrës bën thirrje për një referendum, që sipas Metës do të jetë i frymëzuar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimin e 2 marsit para Presidencës.

“NJË BESËLIDHJE KUQEZI PËR TRIUMFIN E SOVRANITETIT DHE REFERENDUMIT!  Misioni i 2 Marsit, nuk ka përfunduar. Sapo ka rifilluar. Me vizion, ide dhe energji të reja, së bashku për një mision: Fitoren e Sovranitetit dhe Referendumit. KOHA ËSHTË TANI!”, shkruan Meta në postimin e radhës në Facebook.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI