Flash

Ishin kthyer në makthin e italianëve, çmontohet banda e hajdutëve shqiptarë

Lapsi.al 25 July 2022
Ishin kthyer në makthin e italianëve, çmontohet banda e

Malalbergo, Ozzano dell’Emilia, Castello d’Argile, Medicina, Castel San Pietro Terme, por edhe Castelfranco Emilia dhe Vig0nola.

Këto janë disa  nga bashkitë e vizituara nga një bandë prej 3 hajdutësh banesash, të gjithë nga 26 deri në 27 vjeç shtetas shqiptarë me precedent të mëparshëm penalë.

Ata akuzohen për 10 vjedhje, ngjarje të ndodhura në fillim të korrikut.

Arrestimet u kryen një javë më parë, por janë raportuar vetëm tani, shkruajnë mediet italiane.

Kur agjentët skuan të ndalonin të dyshuarait, ata nuk gjetën ndonjë provë të veçantë, por shumë të dhëna lejuan të forconin kuadrin akuzues rreth grupit.

Hetuesit gjetën gjithashtu fatura për dërgimin e parave jashtë vendit. Dyshohet se ishin të ardhura nga mallrat e vjedhura.

Përveç kësaj, u sekuestrua makina me të cilën ata lëviznin përpara se të kryenin vjedhjet. Gjatë sekuestrimeve u gjetën edhe targa të tjera të vjedhura për të maskuar makinën si dhe mjete të ndryshme për vjedhje, kryesisht pajisje ndërtimi.

Në një rast, të arrestuarit kanë qenë përgjegjës edhe për krimin e keqtrajtimit të kafshëve, pasi kanë goditur me shkop një qen të pronarit të shtëpisë ku po tentonin të hynin.

Sendet e sekuestruara ishin ora dhe sende floriri, por edhe kuleta me disa qindra euro ose sende me vlerë më të vogël.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI