Flash

Aktorja e njohur reagon ndaj martesës së Ben Affleck me JLO

Lapsi.al 25 July 2022
Aktorja e njohur reagon ndaj martesës së Ben Affleck me JLO

Ish partnerja e Ben Affleck, Gwyneth Paltrow ka reaguar së fundmi ndaj martesës së tij me Jennifer Lopez.

Paltrow iu përgjigj një fansi që e pyeti në Instagram Story se si ndihej për çiftin. Ajo shkroi:”Shumë e lumtur për ta."

Kjo nuk është hera e parë që Aktorja, e martuar me Brad Falchuk, komenton pozitivisht për ciftin.

Shtatorin e kaluar, një nga stilistët e J.Lo postoi një foto të saj duke mbështetur aktorin në premierën e filmit të tij The Last Duel në Festivalin e Filmit të Venecias 2021.Paltrowkomentoi në postim, "Sa e bukur duket”.

Ashtu si këngëtarja,Gwyneth ka dalë dhe ka punuar me Ben. Ata ishin së bashku midis viteve 1997 dhe 2000 dhe luajtën bashkë në filmat Shakespeare in Love, për të cilin ajo fitoi një Oscar dhe Bounce.

Një vit më pas, aktori u takua me Jennifer në xhirimet e Gigli dhe së shpejti nisën të takoheshin. Affleck i propozoi Lopez-it në vitin 2002, por në janar 2004, një javë pas publikimit të filmit të tyre Jersey Girl, u njoftua se ata e kishin ndërprerë fejesën.

Pas ndarjes së tyre, JLO u martua me bashkëshortin e saj të tretë, këngëtarin,Marc Anthony. Të dy, prindër të binjakëve 14-vjeçarë Max dhe Emme, finalizuan divorcin e tyre në vitin 2014.

Ndërsa,Ben  u martua me kolegen e tij Daredevil, Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë: Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Samuel, 10. Dyshja ishin të martuar për 10 vjet përpara se të ndaheshin në 2015, duke finalizuar divorcin e tyre në 2018.

Të këshilluara

Ndahet grupi i njohur latin "CNCO"

Grupi i njohur latin,CNCO njoftoi të enjten mbrëma në Premios Juventud 2022 se ata po shkojnë në rrugë të ndara. Lajmi vjen pak më shumë se një vit pasi Joel...

14:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI