Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

U arrestua për vrasje, lirohet një ditë më pas 62-vjeçari nga Vlora

Lapsi.al 24 July 2022
U arrestua për vrasje, lirohet një ditë më pas

Gjykata ka lënë të lirë Hair Breshanaj, i cili u arrestua ditën e shtunë për një vrasje me thikë të kryer në vitin 1998. Për këtë ai ishte dënuar me 20 vite burg, por dënimin nuk do t’a kryejë.

62-vjeçari u la i lirë pasi u konstatua se dënimi me 20 vite burg ishte parashkruar. Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur ai është përmbushur që nga dita që ka marrë formë të prerë.

Breshanaj ishte në kërkim nga policia prej 20 vitesh, por ai nuk ishte gjetur edhe pse jetonte në fshatin Vrinë. Banorët thanë se ai bënte një jetë të mbyllur dhe shumë prej tyre nuk e njihnin.

Shpesh ai kishte emigruar ilegalisht në Greqi ku punonte si bari. Edhe ditën e arrestimit u vendos një dron për t’a zbuluar ku ishte pasi nuk u gjet në shtëpi. Ai po kulloste lopët kur u zbuluar nga policia. Ai nuk ka bërë rezistencë dhe i është dorëzuar menjëherë policisë.

Në 24 nëntor 1998, në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, Breshanaj vrau me thikë Nustret Nanajn pas një konflikti për motive të dobëta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me 70 mijë euro false

Plot 1998 kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, të ndara në tufa të prerjeve 20 dhe 50 euro, në total 70.040.00 euro i janë sekuestruar një shqiptari në Ita...

15:15

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI