Flash

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

Ricky Martin performon për herë të parë pas akuzave për incest

Lapsi.al 24 July 2022
Ricky Martin performon për herë të parë pas akuzave për

Këngëtari,Ricky Martin performoi për herë të parë në publik pasi pretendimet se kishte një marrëdhënie intime me nipin u hodhën poshtë në gjykatë.

"A po kaloni vërtet një kohë të mirë," pyeti Martin, turmën përpara se të performonte me Orkestrën Filharmonike të L.A., sipas TMZ.

“Gjithçka që dua është që ju të harroni të gjitha problemet tuaja sonte dhe të fokusoheni te dashuria dhe drita dhe le të kalojmë mirë. A jeni gati Los Angeles për të kaluar një kohë të mirë?”

Këngëtari i "Livin' La Vida Loca" më pas vazhdoi t'i jepte turmës një shfaqje pa përmendur çështjen e diskutueshme gjyqësore.

Nipi 21-vjeçar i Martinit, Dennis Yadiel Sanchez ,i cili është djali i gjysmëmotrës së tij, Vanessa, më parë pretendoi se ai dhe artisti ishin në një lidhje shtatë mujore dhe se ai e përndiqte pasi ata u ndanë, duke e çuar atë të dorëzonte një masë ndalimi.

Megjithatë, këtë javë, Sanchez tërhoqi pretendimet ndaj dajës së tij të famshëm, duke rezultuar në pushimin e çështjes.

“Akuzuesi i konfirmoi gjykatës se vendimi i tij për të pushuar çështjen ishte vetëm i tij, pa ndonjë ndikim apo presion të jashtëm, dhe akuzuesi konfirmoi se ishte i kënaqur me përfaqësimin e tij ligjor në këtë çështje,” deklaruan avokatët Joaquín Monserrate Matienzo dhe Carmelo Dávila.

Ricky më vonë iu drejtua vetë rastit, duke thënë: "Faleminderit Zotit që këto pretendime u vërtetuan të rreme, por unë do t'ju them të vërtetën, ka qenë kaq e dhimbshme dhe shkatërruese për mua, për familjen time, për miqtë e mi.Këtë nuk ia uroj askujt.

“I uroj atij më të mirën dhe uroj që të gjejë ndihmën që të fillojë një jetë të re të mbushur me dashuri, të vërtetë dhe gëzim dhe të mos lëndojë askënd tjetër”, shtoi ai./Lapsi.al

Të këshilluara

Loredana: Raporti im me Noizy-n

Loredana Zefi dhe Rigels Rajku i njohur ndryshe me emrin e artit Noizy janë dy këngëtarët më të pëlqyer të momentit pas bashkëpunimit të fundit. Por ky bashkëpu...

10:38

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI