Flash

Përçarja e opozitës për betimin e Bajram Begajt, zbulohen deputetët që nuk iu bindën Berishës (EMRAT)

Lapsi.al 24 July 2022
Përçarja e opozitës për betimin e Bajram Begajt, zbulohen

Seanca për betimin e Bajram Begajt si president në Kuvendin e Shqipërisë është bojkotuar nga disa deputetë, pjesë e grupit të drejtuar nga Sali Berisha.

Por, në seancë kanë qenë të pranishëm disa deputetë të Partisë Demokratike që kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim ndryshe. Ndërkohë, zbardhet një listë të deputetëve që ishin prezent në parlament.

Lexo më tej: Berisha bojkoton seancën për betimin e Presidenti Begaj: Sot rivendoset monizmi i plotë 

Lexo më tej: Berisha deklaroi se PD nuk merr pjesë në betimin e Presidentit Begaj, Alibeaj futet në sallë 

Ata janë ish-kreu i PD Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, deputetët Grida Duma, Ervin Saliajni, Oriola Pampuri, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Arbër Agalliu, Agron Gjemarkaj, Andia Ulliri, Bujar Leskaj, Flamur Hoxha, Helidon Bushati, Dashamir Shehi, Kreshnik Collaku, Zheni Gjergji, si dhe aleatët e PD, Vangjel Dule, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Po ashtu në sallë kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e LSI, kryetarja Monika Kryemadhi si dhe deputetja Erisa Xhixho.

Të këshilluara

Bajram Begaj betohet si president në Kuvend

Bajram Begaj është betuar si president në republikën e Shqipërisë në seancën e mbajtur ditën e sotme. Ai përsëriti pas kryeparlamentares Lindita Nikolla beti...

18:06

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI