Flash

Kapen me kokainë, prangosen dy shqiptarët në Itali

Lapsi.al 24 July 2022
Kapen me kokainë, prangosen dy shqiptarët në Itali

Dy 29-vjeçarë shqiptarë janë vendosur në pranga nga policia italiane pasi akuzohen për trafik droge dhe për rezistence ndaj oficerëve të policisë.

Të dy shqiptarët të cilët punonin si banakier në një lokal në Loano të Italisë e kishin kthyer vendin e punës në një pikë të tregtimit të drogës.

Policia kishte pikasur lëvizjet e dyshimta të narkomanëve brenda lokalit në Loano, si dhe vizitat e shpeshta që kryheshin në një ambient nëntokësor ngjitur me lokalin, që shërbente për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve.

Në një operacion blic, policia italiane ka ushtruar kontrolle në ambientet e lokalit me ndihmën e njësisë së specializuar të qenve. Policia ka hasur në rezistencën e dy shqiptarëve të cilët u përpoqën të pengonin operacionin e policisë.

Gjatë kontrollit, brenda dhomës së përdorur si depo në një raft mes shisheve me pije freskuese dhe verë u gjetën sasi kokaine dhe marijuane e ndarë në doza, shoqëruar me materialet e tjera për ta paketuar.

Të dy shqiptarët janë vendosur në pranga dhe do të dalin para gjykatës për t’u njohur me akuzat ndaj tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI