Flash

Hidhet nga ballkoni, i jep fund jetës 65-vjeçarja në Durrës

Lapsi.al 24 July 2022
Hidhet nga ballkoni, i jep fund jetës 65-vjeçarja në

Një 65-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës në Durrës, duke u hedhur nga ballkoni. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 të qytetit.

B.M., rreth 65 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë.

"Në lagjen Nr.17 Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe ka humbur jetën shtetasja B. M., rreth 65 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI