Flash

Hailey Bieber fiton gjyqin për shkelje të markës tregtare

Lapsi.al 24 July 2022
Hailey Bieber fiton gjyqin për shkelje të markës tregtare

Hailey Bieber ka fituar ligjërisht të drejtën për të emëruar kompaninë e saj të kujdesit të lëkurës, Rhode.

TMZ raportoi se modelja fitoi pasi u padit për shkelje të markës tregtare nga një kompani veshjesh e quajtur gjithashtu Rhode.

Themeluesit e ndërmarrjes tetëvjeçare, e cila u krijua në New York, por me seli në Los Angeles, argumentuan se të kesh dy kompani me të njëjtin emër do të ishte konfuze për publikun.

Shqetësimi më i madh dukej se ishte se ndërkohë që Hailey po fokusohej aktualisht në kujdesin e lëkurës, ajo kishte aplikuar gjithashtu për një markë tregtare Rhode për veshje.

Mirëpo, Bieber dhe ekipi i saj argumentuan në gjykatë se ata ishin të fokusuar vetëm në kujdesin e lëkurës, jo veshjen, duke eliminuar kështu konfuzionin.

Një gjykatës federal ra dakord dhe refuzoi kërkesën e kompanisë së veshjeve për një urdhër paraprak për të parandaluar modelen të përdorte emrin.

Të premten, sipërmarrësja  publikoi një dokumentar në lidhje me krijimin e kompanisë në YouTube.

Në pamjet e prapaskenave,ajo  shpjegoi: "Gjithmonë e dija se doja të krijoja një markë rreth emrit Rhode dhe të krijoja këtë botë të Rhode".

"Rhode është emri im i mesëm, është emri i mesëm i nënës sime. Mua më dukej gjithmonë sikur tingëllonte kaq bukur"./Lapsi.al

Të këshilluara

Loredana: Raporti im me Noizy-n

Loredana Zefi dhe Rigels Rajku i njohur ndryshe me emrin e artit Noizy janë dy këngëtarët më të pëlqyer të momentit pas bashkëpunimit të fundit. Por ky bashkëpu...

10:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI