Flash

Fifi flet për vështirësitë në fillimet e karrierës

Lapsi.al 24 July 2022
Fifi flet për vështirësitë në fillimet e karrierës

Këngëtarja, Fifi ka folur së fundmi për vështirësitë në fillimet e karrierës.

E ftuar në emisionin 'A Night Live", këngëtarja ka treguar sakrificat që kanë bërë prindërit kanë bërë që ajo të ndiqte pasionin e saj: muzikën.

“Që nga mosha 6-vjeç a 7-vjeç deri në 22-vjeç me qenë të gjithë me valixhe në dorë është shumë e rëndë psikologjikisht. Për këtë arsye unë ia di rëndësinë çdo gjëje edhe më të vogël. Dua pak, por e dua me nder. Për këtë arsye çdo njeri që nuk ka e respektoj më shumë se një njeri që ka. Ata që kanë nuk i vlerësojnë gjërat që kanë ndërsa ata që nuk i kanë i’ua dinë vlerën.Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin. Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, skam bërë asgjë”- u shpreh ajo.

Megjithatë, Fifi u shpreh se ishin këto vështirësi që e shtyn të mos hiqte dorë dhe të realizonte qëllimin e saj.

“Të gjitha llojet e kompeticioneve që kam marrë pjesë i kam thënë vetes “Fif mundesh me e provu se ndoshta bëhesh një ditë, njerëzit do të pranojnë”. Mamin e kisha pas vetes që më thoshte do të bëhesh një ditë. Mos të kishte qenë kthimi nga Gjermania, kompeticionet, dështimet e  njëpasnjëshme, studiot që nuk kanë besuar që mund të bëhem një ditë, mos të kishin qenë këta njerëz që më thonin s’do të bëhesh kurrë, je e shëndoshë duhet të dobësohesh, unë nuk do të isha bërë kurrë kjo që jam sot. Unë kam një defekt të vogël fare, duhet të kem inat që të bëj diçka. Nëse i kam punët në terezi nuk më shijon ta bëj diçka”- tha Fifi./Lapsi.al

Të këshilluara

Loredana: Raporti im me Noizy-n

Loredana Zefi dhe Rigels Rajku i njohur ndryshe me emrin e artit Noizy janë dy këngëtarët më të pëlqyer të momentit pas bashkëpunimit të fundit. Por ky bashkëpu...

10:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI