Flash

Ceremonia për betimin e Presidentit Begaj, çfarë pritet të ndodhë pasditen e sotme

Lapsi.al 24 July 2022
Ceremonia për betimin e Presidentit Begaj, çfarë pritet të

Ditën e sotme Bajram Begaj do të marrë zyrtarisht detyrën si Presidenti i ri i vendit. Në orën 18:00 pritet të nisë ceremonia zyrtare e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, i zgjedhur më 4 qershor me 78 vota.

Seanca do nisë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa për 5 vitet në vijim, Begaj do të jetë Presidenti i ri i vendit, i cili pason presidentin në detyrë Ilir Meta.

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, ceremonia e betimit do të bëhet në një seancë të posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u zhvendosur më pas në ambientet e Presidencës, ku pritet që Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, t’i dorëzojë atij në mënyrë simbolike Kushtetutën.

Më pas Presidenti në detyrë Ilir Meta do të largohet nga Presidenca për të hyrë Bajram Begaj si kreu i ri i shtetit.

Në ceremoni do të jenë të ftuar deputetët, si dhe trupi diplomatik.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI