Flash

Berisha deklaroi se PD nuk merr pjesë në betimin e Presidentit Begaj, Alibeaj futet në sallë

Lapsi.al 24 July 2022
Berisha deklaroi se PD nuk merr pjesë në betimin e Presidentit Begaj,

Përplasja në PD vazhdon.

Ndërsa Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit Bajram Begaj, Enkelejd Alibeaj sapo u fut brenda selisë së Kuvendit.

Përplasja mes dy grupeve në PD është e qartë edhe në raport me qeverinë që prej fillimit. Ndërsa PD-ja e Berishës bojkotoi shoë-in e takimeve të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, Alibeaj mori pjesë.

Edhe pse ai nuk u pyet në fund për emrin, sot Alibeaj bëri çka kishte thënë, se grupi i tij brenda PD-së do të merrte pjesë në betimin e Begajt, njeriut që Edi Rama zgjodhi për President.

Nga ana tjetër, Berisha e cilësoi ditën e sotme si ditën kur në shqipëri rivendoset monizmi i plotë. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Berisha bojkoton seancën për betimin e Presidenti Begaj: Sot rivendoset monizmi i plotë 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI