Flash

Vetëm 14% e austriakëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Lapsi.al 23 July 2022
Vetëm 14% e austriakëve mbështesin anëtarësimin e

Vetëm 14% e austriakëve janë dakord me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këtë shifër e ka publikuar një prej gazetave më të vjetra në Austri, “DiePresse”, bazuar tek një sondazh i fundit i kryer. Sipas shifrave të sondazhit të realizuar nga Gesellschaft für Europapolitik – Shoqëria për Politikë Europiane, në muajin prill, kjo përqindje ishte 35. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, vetëm 20% e të anketuarve janë shprehur dakord në korrik për anëtarësimin e saj në BE, një rënie me 6% krahasuar me rezultatet e sondazhit të realizuar në prill të këtij viti.

Austria gjithmonë ka qenë një mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë, si dhe historikisht ka qëndruar krah vendit tonë që nga shpallja e Pavarësisë. Sipas “DiePresse”, ajo që befason më shumë në reagimin publik është se, pavarësisht linjës së pandryshuar të politikës austriake, tashmë që dy shtetet nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pëlqimi për përfshirjen e tyre në union – një gjë që parashikohet të ndodhë pas një dekade – ka pësuar rënie.

“DiePresse” konsiderohet si një ndër gazetat më të mëdha në Austri, që ka nisur botimet në vitin e largët 1848.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI