Flash

U kap me 20 kg kokainë, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

Lapsi.al 23 July 2022
U kap me 20 kg kokainë, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vjet e 4 muaj burg dhe 120 mijë euro gjobë si dhe me dëbim nga Italia pasi u kap me 20 kilogramë kokainë. Sipas autoriteteve italiane në makinën e tij u gjetën rreth 10 kilogramë kokainë, ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 10 kilogramë të tjera lëndë narkotike po të llojit kokainë. Policia italiane bën të ditur se droga arrin vlerën e disa milionë eurove.

Shqiptari ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjykata e Rovigos nuk e mori parasysh duke e dënuar me 15 vjet burg. 36-vjeçari shqiptar ishte përfshirë edhe më parë në rastet e trafikut të drogës. Në vitin 2016, në fakt ai ishte arrestuar në Padova, pasi sipas akuzave, në shtëpinë e tij në Campodarsego, ishin gjetur 75 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë heroinë dhe një kilogramë kokainë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI