Flash

Rama paralajmëron thellimin e krizës energjitike: Kemi gati planin e emergjencës

Lapsi.al 23 July 2022
Rama paralajmëron thellimin e krizës energjitike: Kemi gati planin e

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kohë të vështira për sa i përket çmimit të energjisë. Sipas tij edhe Gjermani që është një nga vendet më të fuqishme në Europë ka filluar shkurtimet në mënyrë që të kursejë sa më shumë energji.

Sipas Ramës në Gjermani kanë vendosur që të ndalojnë ujin e ngrohtë në shkolla. Për sa i përket Shqipërisë, sipas Ramës është gati plani i kursimit, por shtoi se ky plan do të aplikohet në situata emergjente.

“Është përgatitur plani i shkurtimeve. Gjermani po heq ujin e ngrohtë nga shkollat. Kur Gjermani heq ujin e ngrohtë dhe ka hyrë tani i gjithë sistemi politik gjerman se kush gjen ide për të shkurtuar dhe për tu mbrojtur parafytyro vende të tjera. Flasim edhe për shkurtime tërësore dhe të shkurtimit me energji. Ne kemi planin por është plan emergjence. Duhet të fillojnë të kursejnë. Pse duhet të jenë ndezur dritat tani ? Se pronarit këtu nuk i ka ardhur fatura e merituar. Se po ti vinte dhe librat do i lexonte me neonin e rrugës. Kjo është gjëja që duhet të përfshihemi. Se kërkoni dopio ura… të kuptoni se nuk është momenti i duhur. Edhe njerëzit të kuptojnë dhe sensibilizohen”

“Edhe në bashki shpenzimi i energjisë. Shikojeni. Disa gjëra duhet të bëhen dhe kjo kulturë në një moment të vështirë duhet të kultivohet.” tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI