Flash

Parcela me kanabis në Fier, 4 të arrestuar

Lapsi.al 23 July 2022
Parcela me kanabis në Fier, 4 të arrestuar

Policia e Fierit ka arritur të finalizoi me sukses operacionin ‘Zhavar’ duke vënë në pranga 4 persona me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Ky aksion është vazhdim i hetimeve të mijëra bimëve narkotike që ishin kultivuar në një parcele të kamufluar me misër . Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit T. S., 61 vjeç dhe E. S., 34 vjeç (babë e bir); I. S., 57 vjeç dhe A. S., 51 vjeç (vëllezër), të katërt banues në fshatin Daullas, Fier

Njoftimi i Policisë:

Fier

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar "Zhavar".

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim djali i njërit prej tyre.

Në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar "Zhavar", gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur "Nikas", në fshatin Mujalli, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit T. S., 61 vjeç dhe E. S., 34 vjeç (babë e bir); I. S., 57 vjeç dhe A. S., 51 vjeç (vëllezër), të katërt banues në fshatin Daullas, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim edhe djali i shtetasit A. S., shtetasi Dh. S., 21 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se njëri prej autorëve të arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, konkretisht shtetasi F. G., 40 vjeç, në bashkëpunim me këta 5 shtetas, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën në pronësi të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI