Flash

Itali, shqiptari kapet me 70 mijë euro false

Lapsi.al 23 July 2022
Itali, shqiptari kapet me 70 mijë euro false

Plot 1998 kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, të ndara në tufa të prerjeve 20 dhe 50 euro, në total 70.040.00 euro i janë sekuestruar një shqiptari në Itali.

Mediet italiane bëjnë me dije se gjatë një kontrolli që synonte luftimin e trafikut të paligjshëm, financuesit e Njësisë PEF identifikuan dhe ndaluan në autostradën A/1, drejt Romës, në fshatin e bashkisë Afragola, një Fiat Punto që drejtohej nga një shqiptar me banim në provincën e Alessandrisë.

Gjatë kontrollit shqiptari shfaqi shenja nervozizmi dhe kjo i shty karabinierët që ta shoqëronin në kazermën e Guardia di Finanza të Avellino-s për të kryer një kontroll të imtësishëm.

Gjatë kontrolli të makinës u gjetën të fshehura brenda zgavrës në anën e djathtë tufa të shumta kartëmonedhash të dyshuara false, të cilat të hedhura në treg do të kishin lejuar njerëzit pa përvojë të mashtroheshin shumë kollaj.

Për shqiptarin është vendosur urdhër ndalimi për krim në flagrancë të zotërimit dhe përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara.

Të këshilluara

Parcela me kanabis në Fier, 4 të arrestuar

Policia e Fierit ka arritur të finalizoi me sukses operacionin ‘Zhavar’ duke vënë në pranga 4 persona me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Ky aksion ësht...

11:57

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI