Flash

Shakira në Kaliforni me të dashurin e ri?

Lapsi.al 22 July 2022
Shakira në Kaliforni me të dashurin e ri?

Drama mes këngëtares Shakira dhe ish të dashurit të saj Gerard Pique ka marrë një kthesë të re pasi këngëtarja kolumbiane u pa në Kaliforni me fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha.

Javët e fundit janë shtuar spekulimet se këngëtarja ka gjetur një të dashur të ri, yllin e “Captain America”, Chris Evans. Madje ai ka shkuar aq larg sa ka deklaruar se Shakira ishte “spektakolare” dhe do të kërkonte një “partner të qëndrueshëm sentimental” pas Pique.”

Ajo që është edhe më interesante është se dyshja nisën ta ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale vetëm kur u bë e njohur ndarja e Shakirës nga Pique, duke e shtuar më shumë zjarrin e thashethemeve.

Pique, ndodhet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, edhe pse shumë larg nga Shakira pasi përgatitjet parasezonale të Barcelonës janë duke u zhvilluar në Miami.

Fakti që Shakira, e cila gjithashtu ka shtëpi në Miami dhe Bahamas, vendosi të udhëtonte me fëmijët e saj në Kaliforni, do të thotë se udhëtimi është më shumë për kënaqësi sesa biznes.

Këngëtarja zakonisht udhëton vetëm, pa fëmijët e saj për të regjistruar videoklipet muzikore në Los Angeles.

Dihet tashmë se Shakira shpreson të shpërngulet njëherë e mirë në Miami me fëmijët e saj, por Pique nuk dëshiron që ata të largohen nga Katalonja

Të këshilluara

Flasin ekspertët: Përse gratë tradhëtojnë

Fillimi i vitit është një kohë e vështirë për institucionin e martesës. Ashley Madison, një faqe takimesh për njerëzit që kërkojnë të fillojnë lidhje jashtëmart...

15:04

Tom Cruise,aktori më i paguar në Hollywood

Tom Cruise është shpallur së fundmi aktori më i paguar ,sipas Variety. Cruise, por edhe producenti i tij, pritet të fitojë më shumë se 100 milionë dollarë ng...

14:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI