Flash

Rusia shton 5 shtete të tjera në listën e vendeve armiqësore

Lapsi.al 22 July 2022
Rusia shton 5 shtete të tjera në listën e vendeve armiqësore

Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia janë bërë pjesë e listës së shteteve armiqësore ndaj Rusisë. Qeveria ruse tha se lista u përditësua me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, sipas la repubblica.

“Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë akte armiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë,” thuhej në deklaratë.

Kujtojmë se në fillim të marsit, qeveria ruse miratoi një listë të “shteteve jomiqësore” . Lista përfshin vendet e BE-së, Australinë, Shqipërinë, Andorrën, Britaninë e Madhe, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjinë, Republikën e Koresë, San Marino, Maqedoninë e Veriut, Singaporin, SHBA-në, Tajvanin, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën dhe Japoninë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI