Flash

Rama gjen justifikimin: Fshatrat nuk kanë pasur 24 orë ujë as kur “non grata” ishte komunist

Lapsi.al 22 July 2022
Rama gjen justifikimin: Fshatrat nuk kanë pasur 24 orë ujë as kur

Kryeministri Edi Rama e ka “thumbuar” sërish paraardhësin e tij, Sali Berisha për shpalljen non grata, së fundmi edhe nga Britania e Madhe.

Në takimin me kryebashkiakët në Pogradec, u nënshkrua marrëveshje për krijimin e shoqërive të reja të Ujësjellsave në bashkitë e qarqeve Gjirokastër, Lezhë, Fier, Elbasan, Lushnje.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se fshatrat në Shqipëri nuk kanë pasur asnjëherë 24 orë ujë, edhe kur “non grata”, që i referohet Berishës ishte komunist. Kreu i qeverisë theksoi se reforma për ujin është një nga ato gjëra për të cilët një ditë socialistët do të falenderohen.

“Fshatrat nuk kanë pasur 24 orë ujë në kohën e non gratës kur ishte komunist. Sot kemi 24 orë ujë në zonat që janë pranë zonave urbane.

Kjo është një nga ato gjëra për të cilat historia do të jetë falënderuese për PS. Kjo është ajo për të cilin shqiptarët do të shohin hajër pas 30 vitesh, në rast se do të ketë sukses do të vazhdojë më tutje”, deklaroi Rama.

Ndër të tjera, Rama nuk kurseu as kritikat në drejtim të drejtuesve të Ujësjellësve, duke thënë se kanë punësuar 6 herë më shumë punonjës sesa duhen dhe kjo është bërë për ndere e krushqi. Sipas Kryeministrit punësimi pa kriter në drejtoritë e ujësjellësve është një veprim kriminal.

“Ne kemi 6 herë më shumë punonjës ujësjellësi sesa na duhen. Nga vinë këta? Nga rrugët e krushqive. Po nuk mund të bësh dot politikë sociale punësimi me ndërmarrjet. Nëse kemi pas sukses me energjinë është se kthyem OSHE nga një rifuxho njerëzish që i fusnin deputetët dhe krushqit”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

Mbytet një grua në bregdetin e Durrësit

Një grua është mbytur pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.13, tek “Apollonia”. Burime bëjnë me dije se v...

17:55

#TëLidhurNgaShqipëria

Është verë. Momenti ideal për të eksploruar, thithur jodin e detit, shijuar ushqimet e mrekullueshme, jetuar aventurat, udhëtuar, forcuar lidhjen me natyrën. Se...

17:49

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI