Flash

Prokuroria e Sarandës sekuestron 679 m2 truall, u regjistrua në shkelje të ligjit

Lapsi.al 22 July 2022
Prokuroria e Sarandës sekuestron 679 m2 truall, u regjistrua në

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar  një sipërfaqe prej 679 m2 tokë truall në zonën Turizëm-Kanal i Çukës, e cila ishte regjistruar në shkelje të ligjit. Prokurori Kledian Llaho ka avancuar në hetimet ndaj ish-Drejtuesve dhe zyrtarëve të ASHK Sarandë dhe ka bërë kërkesën për sekuestrim. Trualli i sekuestruar ndodhet në zonën “Turizëm – Kanali i Ccukës” dhe pronësia ishte rregjistruar në emër të dy biznesmenëve nga Saranda, të cilët aty kishin ngritur biznes.

Ky sekuestrim është në kuadër të procedimit penal 297 të vitit 2021 ku në 24 mars u arrestuan 4 zyrtare dhe ish-zyrtarë të ASHK Sarandë dhe u shpall në kërkim ish-drejtoresha e institucionit. Sekuestrimi i sotëm vjen pas sekuestrimit të 9920 m2 truall në 2 qershor me urdhër të Prokurorit Llaho, të tjetërsuar me dokumenta të falsifikuar dhe të regjistruar më pas në emër të 11 personave private.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI