Flash

Modelja zgjidh çështjen e procedurës kozmetike që e la të shpërfytyruar

Lapsi.al 22 July 2022
Modelja zgjidh çështjen e procedurës kozmetike që e la

Ish-supermodelja Linda Evangelista ka zgjidhur një çështje ligjore me një kompani, 10 muaj pasi pretendoi se procedura e tyre kozmetike e la atë "të deformuar përgjithmonë".

“Jam e kënaqur që e kam zgjidhur çështjen”, ka shkruar ajo në Instagram.

Vitin e kaluar, Linda u shpreh se procedura ishte arsyeja pse ajo ishte zhdukur nga sytë e publikut.

"Për ndjekësit e mi që kanë pyetur veten pse nuk kam punuar ndërkohë që karriera e bashkëmoshatarëve të mi ka lulëzuar, arsyeja është se unë u shpërfytyrova brutalisht nga... [një procedurë] që bëri të kundërtën e asaj që premtoi," shpjegoi modelja.

Ajo tha se efekti anësor që përjetoi "jo vetëm që më ka shkatërruar jetesën, por më ka dërguar në një cikël depresioni të thellë, trishtim të thellë dhe urrejtje ndaj vetvetes. Në këtë proces jam bërë e vetmuar".

Procedura jokirurgjikale, e cila është rritur në popullaritet vitet e fundit, përdor temperaturat e ftohta për të reduktuar depozitat e yndyrës në zona të caktuara të trupit.

Evangelista u bë e famshme në vitet 1990 si një nga një grup supermodelesh duke ecur në pasarelat e nivelit të lartë në mbarë botën.Ajo gjithashtu u shfaq në një video muzikore të George Michael së bashku me Naomi Campbell, Cindy Crawford dhe Christy Turlington./Lapsi.al

See the source image

Të këshilluara

Shakira në Kaliforni me të dashurin e ri?

Drama mes këngëtares Shakira dhe ish të dashurit të saj Gerard Pique ka marrë një kthesë të re pasi këngëtarja kolumbiane u pa në Kaliforni me fëmijët e tyre, M...

09:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI