Flash

Kryetarët e bashkive në rresht para Ramës, firmosin dorëzimin te Balluku të ujësjellësave

Lapsi.al 22 July 2022
Kryetarët e bashkive në rresht para Ramës, firmosin

Bashkitë e qarqeve Gjirokastër, Lezhë, Fier, Elbasan dhe Lushnje nënshkruan sot në Pogradec marrëveshjeve për krijimin e shoqërive të reja të Ujësjellësave në kuadër të fazës së re të Reformës së Ujit. Kryeministri tha se vendi është bekuar nga natyra me burime të pafundme uji por abuzimi dhe keqmenaxhimi që i kanë bërë kësaj pasurie nuk do mund t’ja bënte as një koalicion armiqsh. Ndërmarrjet e reja të ujësjellësave do të jenë në nivel qarku, ku aksioneri kryesor do të jetë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës. Drejtuesit e rinj të këtyre ndërmarrjeve pritet të emërohen brenda këtij viti.

"Shpresoj që kryetarët e bashkive ti qëndrojnë fjalës së dhënë në takimin sëbashku. Kjo që po bëjmë do të kujtohet si një nga momentet më të rëndësishme të PS në qeverisjen e këtij vendi në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar. Bëhet fjalë për një pasuri që ne e kemi bujarisht të dhënë nga Zoti apo natyra që është uji dhe çdo vit që kalon kuptohet sa të drejtë kanë pasur ata që para se ne të përballeshim me këtë kohë të re ndryshimesh klimaterike thoshin se uji do të jetë nafta e shekullit XXI. Ajo që ne shqiptarët i kemi bërë kësaj pasurie është e barbartë me pamundësinë që një kualicion armiqsh mund t’ja bënin", tha Rama.

 

Të këshilluara

Mbytet një grua në bregdetin e Durrësit

Një grua është mbytur pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.13, tek “Apollonia”. Burime bëjnë me dije se v...

17:55

#TëLidhurNgaShqipëria

Është verë. Momenti ideal për të eksploruar, thithur jodin e detit, shijuar ushqimet e mrekullueshme, jetuar aventurat, udhëtuar, forcuar lidhjen me natyrën. Se...

17:49

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI