Flash

Khloe Kardashian kritikohet ashpër nga fansat, shkak basketbollisti

Lapsi.al 22 July 2022
Khloe Kardashian kritikohet ashpër nga fansat, shkak basketbollisti

Fansat e kanë cilësuar Khloe Kardashian si “delirante” pasi besojnë se Tristan Thompson do të rritet dhe do të jetë një baba i mirë për djalin e tyre.

Khloe  konfirmoi se ajo dhe Tristan, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, një djalë, me anë të një gruaje surrogate.

Lajmi u konfirmua nga një burim i brendshëm i cili tha: "Klohe mendon se Tristan është një baba i mrekullueshëm për True dhe nuk ka asnjë dyshim se ai do të përparojë dhe do të bëjë gjënë e duhur edhe me djalin e tyre".

Mirëpo,fansat e themelueses së 'Good American' nuk e pritën mirë komentin e saj dhe dyshja se ylli i NBA është aktualisht një baba i mirë.

Një person shkroi: "E kam të vështirë ta besoj këtë."

"Nuk mund të jesh një baba i mirë nëse je aty vetëm për një nga fëmijët e tu", komentoi një fans tjetër.Ai nuk është një baba i mirë. Ai nuk ka parë as një nga fëmijët e tij”.

Fansat i referohen faktit se Tristan nuk ka takuardjalin e tij, Theo, prej gjashtë muajsh.

Dyshja u lidhën në gusht 2016, pasi u panë duke u larguar nga klubi i natës Bootsy Bellows në Los Anxhelos pak pas njëri-tjetrit. Në shtator, të dy shkuan së bashku me pushime në Meksikë.Në dhjetor 2017, Khloe  zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e tij.

Të dy vazhduan të festonin festat, ditëlindjet dhe zbulimin e gjinisë së vajzës së tyre, True Thompson, derisa u raportua në prill se Thompson u pa duke u puthur dhe duke qenë shumë i afërt me disa gra të tjera.

Pak ditë më vonë, Kardashian lindi True më 12 prill 2018. Ajo rrëfeu se nuk ishte domosdoshmërisht në një vend të mirë pasi e mori vesh, por në maj 2018, konfirmoi se vendosi të qëndronte me basketbollistin.

Gjithçka dukej mjaft mirë deri në shtator, kur ai u pa duke tradhtuar përsëri – megjithëse ata kurrë nuk i pranuan akuzat për publikun.Pas ulje-ngritjeve,Khloe dhe Tristan u ndanë në shkurt 2019,/Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira në Kaliforni me të dashurin e ri?

Drama mes këngëtares Shakira dhe ish të dashurit të saj Gerard Pique ka marrë një kthesë të re pasi këngëtarja kolumbiane u pa në Kaliforni me fëmijët e tyre, M...

09:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI