Flash

“Ka bërë presion DASH që unë të shpallem non grata”/ Ambasada e Britanisë së Madhe i përgjigjet Berishës: Vendim i pavarur

Lapsi.al 22 July 2022
“Ka bërë presion DASH që unë të shpallem non

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Britania e Madhe ka marrë vendim për të shpallur non grata kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Lajmi është dhënë nga vetë kreu i PD-së gjatë konferencës së përjavshme për shtyp. Berisha thotë se ai është shpallur “non grata” nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë. Kryedemokrati ka deklaruar se akuzat e Britanisë së Madhe për shpalljen e tij “non grata” janë bazuar në shpifje.

Ndërkohë Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, në një përgjigje “ABC News”, njofton se Britania nuk synon asnjë parti apo grup politik. Siç thuhet në reagim ky vendim është marrë në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe.

Reagimi i Ambasadës:

“Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni .Është politika e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të individit. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra. Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI