Flash

Jessica Alba, kundër filmave Marvel : Nuk ka diversitet

Lapsi.al 22 July 2022
Jessica Alba, kundër filmave Marvel : Nuk ka diversitet

Jessica Alba ka deklaruar së fundmi se Marvel ka ende një rrugë të gjatë për të bërë sa i përket diversitetit. Aktorja, e cila është me origjinë meksikane, ka folur më parë për vështirësitë për të fituar role kryesore më herët në karrierën e saj, sepse ajo "nuk ishte mjaftueshëm kaukaziane". Në një intervistë të re, Alba u shpreh  se ndërsa disa gjëra ishin përmirësuar, diversiteti ishte ende një problem në industrinë kryesore të filmit. “Edhe nëse shikoni filmat e Marvel, që është kompania më e madhe e filmave fantazi, prap  është ende mjaft kaukaziane”, tha ajo për Glamour UK. "Unë do të thoja se isha një ng aaktoret e pakta në atë kohë... Dhe ishte përpara se Marvel t'i shitej Disney-t... por është ende njëjta gjë." Jessica është shfaqur vetë në filma me superhero, duke luajtur në filmin Fantastic Four të vitit 2005 dhe vazhdimin e tij Rise of the Silver Surfer. Disney, e cila zotëron Marvel, tani zotëron edhe të drejtat për Fantastic Four. “Unë thjesht mendoj më shumë për të rinjtë që do të vijnë, të cilët do të jenë udhëheqësit tanë të ardhshëm, është e rëndësishme për ta që ta shohin botën në ekran, ose në histori, në ëndrrat që ne krijojmë si argëtues; pasqyron botën në të cilën ata ndodhen, shtoi aktorja. Në vitin 2017, ajo kujtoi në një intervistë se si do të shkonte shpesh për role të cilësuara si “ekzotike”. "Ata nuk mund ta kuptonin përkatësinë time etnike.Unë gjithmonë do të dilja për ‘ekzotike’. “Ata thanë: ‘Ti nuk je mjaftueshëm latin për të luajtur një latine dhe nuk je aq kaukazian për të luajtur rolin e zonjës kryesore, kështu që do të jesh ajo ‘ekzotike’. Sido që të ishte.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira në Kaliforni me të dashurin e ri?

Drama mes këngëtares Shakira dhe ish të dashurit të saj Gerard Pique ka marrë një kthesë të re pasi këngëtarja kolumbiane u pa në Kaliforni me fëmijët e tyre, M...

09:42

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI