Flash

Gwyneth Paltrow flet për largimin nga aktrimi: Nuk më mungon

Lapsi.al 22 July 2022
Gwyneth Paltrow flet për largimin nga aktrimi: Nuk më mungon

Gwyneth Paltrow ka folur së fundmi për largimin e saj nga aktrimi.

Në një intervistë për TODAY me Willie Geist, CEO i Goop, Gwyneth deklaroi se nuk e merr malli për aktrimin dhe i pëlqen puna që bën tani,si një sipërmarrëse.

"Me të vërtetë nuk më mungon. Mendoj se jam shumë me fat që arrita të aktroj.Ekipi është gjithmonë duke u përpjekur të më shtyjë të bëj një film, por unë me të vërtetë e dua atë që bëj dhe më pëlqen sa e menjëhershme është dhe se si ne jemi në gjendje të krijojmë produktin në të cilin besojmë kaq shumë."

Mirëpo,fituesja e Oskarit zbuloi planifikon të kthehet për të përmbushur një premtim për nënën e saj Blythe Danner.

"Ia premtova nënës sime në një moment para se të vdiste , i thashë se do të luaja të paktën në një film, kështu që ... do ta mbaj atë premtim në një moment," rrëfeu aktorja.

Në vitin 2019, Paltrow  foli për largimin gjatë një bisede me Harry Kargman, themeluesin dhe CEO të Kargo, për një panel në Javën e Reklamimit në Nju Jork.

“Nuk do të thoja që jam aq e apasionuar pas kësaj.… Kam pasur shumë fat, gjë që çoi në një karrierë shumë të mirë filmike. Në një moment të caktuar u ndjeva si nuk ishte ajo që doja të bëja… kështu që u fokusova tek biznesi”, tha ajo për krijimin e Goop.

Gwyneth  shpjegoi gjithashtu se "një pjesë e shkëlqimit të aktrimit u shua" për shkak të "vështrimit intensiv publik" të të qenit një aktore e re në Hollywood./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Shakira në Kaliforni me të dashurin e ri?

Drama mes këngëtares Shakira dhe ish të dashurit të saj Gerard Pique ka marrë një kthesë të re pasi këngëtarja kolumbiane u pa në Kaliforni me fëmijët e tyre, M...

09:42

Flasin ekspertët: Përse gratë tradhëtojnë

Fillimi i vitit është një kohë e vështirë për institucionin e martesës. Ashley Madison, një faqe takimesh për njerëzit që kërkojnë të fillojnë lidhje jashtëmart...

15:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI