Flash

Berisha mbi raportin e Dick Marty-t: I fabrikuar nga Shërbimet serbe, ashtu si akuzat ndaj UÇK-së

Lapsi.al 22 July 2022
Berisha mbi raportin e Dick Marty-t: I fabrikuar nga Shërbimet serbe, ashtu

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur para gazetarëve në lidhje me rezolutën e miratuar ditën e djeshme nga Kuvendi për raportin e Dick Marty-t. Berisha tha se raporti është shkruar në 80% të tij nga zyrtarë serbë dhe se akuzat ndaj UÇK-së janë të fabrikuara nga shërbimet inteligjente serbe.

“Dje ishte një ditë e keqe e shëmtuar për Parlamentin Shqiptar. Ai nuk ishte Parlamentin e Shqipërisë, por de facto ishte i një Republike vasale të Serbisë. Dje Edi Rama paraqiti në Parlament një rezolutë në të cilën dënohej me të drejtë raporti i Dick Marty-t. Por siç është bërë publike që nga 2011 deri sot me dhjetëra herë, raporti i tij me dokumente e bazuar kjo që them, është i shkruar të paktën në masën 80 përqind nga Valdimir Vuçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë.

Dhe këtë e pohon vetëm Vladimir Vuçeviç. Ky fakt dhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplanti i organeve nuk është përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Perishiçi, as Stanishiçi shefi i shefave e kuptoni vetë. Kjo e bënte për mua përveç kontekstin që kisha bindjen që kurrë nuk ka ndodhur, por tregonte se ishte një fabrikim i mëvonshëm i shërbimeve serbe që dukë akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin që ekziston, shitja e organeve që është parashikuar në Konventën, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe si të thuash shtronin çështjen e hetimit të problemit, pra gjithçka ishte gatuar në Beograd, sikundër ju garantoj është garantuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK kanë udhëhequr një organizatë kriminale”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI