Flash

Aksident në Rrugën e Arbrit, përmbyset makina

Lapsi.al 22 July 2022
Aksident në Rrugën e Arbrit, përmbyset makina

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Një automjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Vanar".

Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime, ndërsa kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit.

Po ashtu në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit.

Të këshilluara

Mbytet një grua në bregdetin e Durrësit

Një grua është mbytur pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.13, tek “Apollonia”. Burime bëjnë me dije se v...

17:55

#TëLidhurNgaShqipëria

Është verë. Momenti ideal për të eksploruar, thithur jodin e detit, shijuar ushqimet e mrekullueshme, jetuar aventurat, udhëtuar, forcuar lidhjen me natyrën. Se...

17:49

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI