Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

A duhet të vishemi me të zeza në verë?

Lapsi.al 22 July 2022
A duhet të vishemi me të zeza në verë?

A është e vërtetë që nuk duhet të vishemi me të zeza në verë?

E vërteta, sipas ekspertëve, është që ngjyrat e errëta na mbajnë të freskët në verë dhe ky pretendim është i mbështetur si nga fizika ashtu edhe nga biologjia.

Mënyra e përthithjes së rrezeve të diellit nuk varet vetëm nga ngjyrat e rrobave që mbajmë veshur.

Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si djersin individi, temperatura e gjakut e tij dhe organizmi në përgjithësi.

Kur rrezet e diellit bien mbi një rrobë të bardhë, drita reflektohet sërish në drejtim të organizmit që do të thotë se temperatura e brendshme është më e lartë tek një person që vesh të bardha.

Sipas ekspertëve, ngjyra më e mirë për t'u mbrojtur nga nxehtësia është e zeza. E zeza përthith çdo gjë që vjen nga dielli por edhe energjinë e trupit të cilën e nxjerr jashtë.

Njerëzit që jetojnë në shkretëtirë veshin gjithmonë rroba të trasha, me mëngë të gjata dhe në ngjyrë të errët.

Ata besojnë se ngjyra e zezë përthith më shumë nxehtësi, por ajo mbeten aty në rrobë dhe nuk arrin në lëkurë duke e përcëlluar njeriun.

Tek rasti i të bardhës ndryshone puna.

Trupi rrezaton nxehtësi dhe ngjyra e bardhë e kthen atë sërish mbrapsht duke krijuar një efekt sobë në trup.

Avantazhi i mëngëve të gjata

Ekspertët marrin sërish për shembull beduinët e shkretëtirës të cilët vishen me mëngë të gjata e rroba të trasha, sidomos në verë.

Sipas tyre, rrobat me mëngë të gjata mund ta mbajnë lëkurën të thatë e të freskët.

Ato mundësojnë avullimin më të shpejtë të djersës dhe krijojnë koridore ajrosjeje mes lëkurës dhe rrobës.

Për më tepër, rrobat me mëngë të gjata na mbrojnë krahët nga djegia dhe dëmtimet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë./aw/

Të këshilluara

Facebook sjell opsionin e ri

Facebook po teston një opsion për përdoruesit për të krijuar profile të shumta nga një llogari e vetme. Ky funksion synon të ndihmojë përdoruesit "të përshta...

17:45

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI