Flash

Zbulohet gjendja e Shawn Mendes pas anulimit të turneut "Wonder World

Lapsi.al 21 July 2022
Zbulohet gjendja e Shawn Mendes pas anulimit të turneut "Wonder World

Pas më shumë se shtatë vitesh në qendër të vëmendjes, Shawn Mendes ka mësuar të menaxhojë më mirë shëndetin e tij mendor.

Një burim ka treguar për PEOPLE se "të qenit në sy të publikut ka krijuar shumë presion" mbi këngëtarin, i cili njoftoi në rrjetet sociale të premten se deri në "njoftim të mëtejshëm", ai do të shtynte turneun e tij, Wonder World për "të marrë pak kohë për t'u shëruar dhe për t'u kujdesur për veten dhe shëndetin tim mendor".

Ndërsa Mendes ka pasur vështirësi "të gjejë një ekuilibër midis punës dhe kujdesit për shëndetinmendor" në të kaluarën, burimi thotë se "ai tani është në gjendje të identifikojë shkaktarët që e bëjnë të nevojshme që ai të ngadalësojë dhe të përqendrohet në shëndetin e tij. Ai dëshiron të japë 100 për qind të energjisë së tij dhe të përqendrohet te turneu dhe fansat e tij”.

Në deklaratën e tij, artisti - i cili kishte nisur turneun e tij në Amerikën e Veriut më 27 qershor  u shpreh se ishte "gjithmonë e vështirë" për të "të ishte larg miqve dhe familjes".

Ndërsa fillimisht u ndje i gatshëm të " niste turnet përsëri" pas "disa vitesh pauzë ", Shawn tha se vendimi ishte "i parakohshëm dhe për fat të keq, ka  goditur një pikë thyerjeje”.

Ai e përfundoi deklaratën e tij duke thënë: "Sapo të ketë më shumë përditësime, premtoj se do t'ju bëj të ditur. Ju dua".

Mendes foli më parë për ankthin në një intervistë të vitit 2018 me prezantuesin e Beats 1, Zane Lowe. Një vit më vonë, këngëtari rrëfeu për People se të treguarit hapur problemet me shëndetin mendor  ishte "një nga gjërat më të frikshme, por më të rëndësishme që kam bërë ndonjëherë"./Lapsi.al

Të këshilluara

Flasin ekspertët: Përse gratë tradhëtojnë

Fillimi i vitit është një kohë e vështirë për institucionin e martesës. Ashley Madison, një faqe takimesh për njerëzit që kërkojnë të fillojnë lidhje jashtëmart...

15:04

Tom Cruise,aktori më i paguar në Hollywood

Tom Cruise është shpallur së fundmi aktori më i paguar ,sipas Variety. Cruise, por edhe producenti i tij, pritet të fitojë më shumë se 100 milionë dollarë ng...

14:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI